KreuCelebrity

Këngëtarja rrëfen ngacmimet: “Më thoshin vjen erë”!

Sot është mjaft e njohur, por jeta nuk ka qenë gjithmonë fushë me lule për Rosalba Pipan, e njohur ndryshe me emrin e skenës, Arisa. Këngëtarja mjaft popullore në Itali, rrëfeu për Corriere della Sera-n vuajtjet që e shoqëruan përpara famës.

“Kur u rrita, sigurisht që nuk isha ndër vajzat më të bukura. Shokët talleshin me hundën ose sepse nuk kisha shumë rroba. Për të tjerët këto ishin shaka, ndërsa unë i mora seriozisht, më rënduan”, shprehet ajo. Talljet nuk përfundonin këtu.

“Unë jetoja në fshat, babai im ka pasur gjithmonë kafshë dhe ka ndodhur që ai të më merrte për të kullotur delet afër rrugës ku kalonte autobusi me ‘miqtë’ e mi. Dikush filloi të më thërriste dele, duke më thënë se qelbesha  erë”. E nxitur nga kjo, mendoi se po të ishte më  bukur, do të pranohej më shumë. Ndaj filloi ndërhyrjet. “Takova shumë kirurgë që më thoshin: a je vërtet e sigurt?” “Atëherë, kuptova se trupi ynë duhet të jetë shprehja e asaj që jemi: nuk ka kuptim të shtiremi”, ishte komenti i saj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF