KreuCelebrity

Befason vajza e Xhevdet Ferrit: Babai pati simptoma të ngjashme me Covid 19!

Xhevdet Ferri, një prej aktorëve më në zë e të vlerësuar te kinematografisë shqiptare, ndërroi jetë në muajin janar nga një sëmundje e pashërueshme. Por vajza e tij, Bora, së fundi pohoi se i ati ka pasur simptoma të cilat tani arrin t`i kuptojë më mirë sepse atëherë sëmundja nuk ishte përhapur ende, por që i duken si të Covid 19.

“Të them të vërtetën nuk i kuptoj këta njerëz të cilët nuk besojnë akoma se ky virus ekziston ose nuk është për debat. Kjo gjë është reale. Unë isha shumë me fat që kam kaluar simptoma të lehta, të cila ishin disa dhimbje shpine dhe ethe. Mamaja ime e kaloi më keq dhe përfundoi në terapi me oksigjen. Kam humbur babain këtë vit, me simptoma të ngjashme me të Covid-19. Ai ishte 59-vjeç dhe një njeri fantastik. Njerëzit janë të lirë të mos besojnë. Unë uroj që asnjë prej të afërmëve të tyre mos ta kalojë këtë gjë. Është e frikshme, e zymtë dhe shumë e dhimbshme”, ka shkruar Bora.

Gjithmonë e më teper dëshmi nga Europa tregojnë se virusi mund të ketë qarkulluar këtu shumë më përpara nga sa thuhet zyrtarisht.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF