Bebi nr.2: Detaji sipas të cilit njerëzit janë të bindur se Meghan është shtatzënë!

Teksa jeta e re e Meghan Markle dhe Princ Harry vijon qetësisht në SHBA, duket se lajme të bukura po vijnë në sferën private të familjes. Mos vallë Archie do të bëhet vëllai i madh i një motre apo vëllai së shpejti?! Dyshimet për një shtatzëni të mundshme të Meghan Markle kanë lindur pasi kjo e fundit shtyu datën e gjyqit që kishte me tabloidin Dailymail.


Muaj më parë Dukesha e Sussex paditi tabloidin e njohur britanik pasi sipas saj në shkrimet e Dailymail ka patur shkelje privatësie ndaj Markle dhe familjes së saj.


Gjyqi mes palëve ishte caktuar të zhvillohej më 11 janar, por dy katër ditë më parë (29 tetor), Meghan ka kërkuar shtyrjen e gjyqit për njē datë tjetër që do të jetë jo më shpejt se 15 tetor 2021 dhe arsyet janë konfidenciale.
Zhvendosja e gjyqit për pothuajse 9 muaj ka bërë që njerëzit të aludojnë për një shtatzëni të dytë të bashkëshortes së Harry. Megjithatë nga ana e të ‘zotëve të punës’ nuk ka patur ende asnjë koment rreth këtyre thashethemeve.

easy dinner ideas
Previous Article