KreuArt

Nuk e fitoi dot betejën me Covid; ndërron jetë Koço Devole!

Komediani Koço Devole nuk ka mundur dot ta fitojë betejën me Covid-19 dhe fatkeqësisht këtë mëngjes mësohet se komediani është ndarë nga jeta. Devole ka mbyllur sytë përgjithmonë në spitalin e Infektivit ku prej ditësh ndodhej i intubuar.


Komediani u infektua me Covid-19 dy javë më parë dhe ndonëse ai arriti të negativizohej, pasi u kthye në shtëpi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe u pa e arsyeshme që aktori të kthehej menjëherë në spital ku mjekët e intubuan.

Fatkeqësisht Koço Devole nuk ja doli dot; aktori që rriti breza me humorin e tij dhe ka bërë shqiptarët të qeshin për dekada me radhë, sot e la këtë botë përgjithmonë!

Koço Devole është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skene dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.
Në vitin 2004 – 2005 punon si regjisor dhe skenarist ne emisionin “Fiks Fare” si dhe në spektaklin humoristik “Portokalli” Ka qenë skenarist dhe aktor në koncertet e vitit të Ri te RTSH-se ne vitet 1979 – 1997 si edhe autor dhe Regjisor ne telekomedite:
Çanta e zeze 1986Gjuetia e fundit 1992Të gjallë apo të vdekur 1996 -Çanta me nje milion 199o
Oreksi i madh
1994 Nje dite i cmendur
1995 Revolja e heroit
1996 Pushime në Romë
1996 Mos shko o trim 1997 Tre shoke pa sherbyesen

2001 Karafili dhe Kleopatra

2001 Milioneri

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF