KreuArt

5 alternativa për pemën e Krishtlindjes ,për ata që kërkojnë kreativitetin dhe origjinalitet!

Nëse një pemë e vërtetë e Krishtlindjes me fijet e holla artificiale nuk është për ju, këtu janë disa alternativa imagjinare të sugjeruara nga ne. Për efekt të shtuar, pse të mos i bëni vetë yjet tuaj origami për të zbukuruar këto pemë alternative të Krishtlindjeve?

FJONGO-PEMË NË BIBLIOTEKË

Bookshelf Ribbon Tree

Kjo pemë ndonëse nuk ka fijet artificiale dhe ngjyrën jeshile , i jep shtëpisë shpirtin e festave në mënyrë të përkryer. Kombinojeni me disa elemente të tjera dekorative dhe -voila!

PEMË KRISHTLINDJESH ME DRITA LED NË DRU

Wooden LED Fairy Light Christmas Tree

Një alternativë shumë kreative dhe e thjeshtë për tu treguar origjinal dhe sigurisht edhe praktik në dekorimet e këtij fundviti , këtë pllakë druri mund thjesht ta mbështesni pas murit dhe të dekoroni me sa më shumë elemente dimërore dhe do të ndjeni atmosferën e festave po aq sa me një pemë origjinale.

PEMË NË MINIATURË

Miniature Trees

Një mënyrë shumë e mirë për të kursyer hapsirën dhe pse jo për t’i dhënë atë prekje të Krishtlindjes sa unike aq edhe minimaliste.

PEMË ME SHKALLË

Stepladder Tree

Një pemë në 5 minuta kjo alternativë dekorative është sa e shpejtë , e thjeshtë dhe është e sigurt që do lejë përshtypje në të gjithë miqtë tuaj . Sikur të ishin edhe ata aq praktik dhe kreativ…

DEGË PEME E ZBRAZUR

Plaster Leaves Tree

Një alternativë e cuditshme apo jo?! Megjithatë me ambjentin e duhur kjo degë me disa elemente të vogla do jap ndjesinë e ngrohtë aq sa duhet.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF