Cfarë rroge merr Zonja e Parë e Amerikës? 

Të gjithë e dinë se presidenti dhe zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara marrin pagesa të majme, por sa do të fitojë e shoqja e Joe Biden kur të vendoset në Shtëpinë e Bardhë? Jill Biden do të bëhet e 46-ta Zonjë e parë kur I shoqi të bëjë betimin në 20 janar 2021.

Një pjesë e kureshtjes lidhet dhe me rrogën e saj. Epo, ndryshe nga presidenti i SHBA-së që merr 400.000 dollarë në vit, Jill nuk do të marrë asgjë! Ish presidenti Ronald Reagan e pati rrëfyer në një intervistë në vitin 1982 se Zonja e Parë, nuk paguhet! “ Ajo merr vetëm një ndihmëse falas, edhe pse është po aq e nagazhuar sa edhe unë”, tha asokohe ai. Barack Obama ka konfirmuar të njëjtën gjë duke treguar se Michelle, nuk është paguar.

Jill Biden sakaq duket se nuk do të heqë dorë nga vendi i saj i punës si profesoreshë e anglishtes në Northern Virginia Community College në Virginia.

Previous Article