Nuk qenka vetëm më infektues, varianti i ri britanik i Covid mund të jetë dhe më vdekjeprurës!

Deri më tani ishte thënë se varianti i ri i Covid 19 që u diktua në Britaninë e Madhe është më infektues, por jo më i rrezikshëm se origjinali. Epo, zyrtarët e shëndetësisë, e ndërruan mendjen edhe për këtë. Tani, ekspertë si mjeku Patrick Vallance, i cili është Këshilltari Kryesor Shkencor i qeverisë britanike që prej marsit të vitit 2018, tha se varianti i ri, ka gjasa të jetë edhe më vdekjeprurës.

Vallance bëri një bilanc që cuditërisht nuk ishte vënë re më parë, ndonëse virusi u bë disa kohë tashmë që qarkullon në këtë vend e jo vetëm. Ai u shpreh se me variantin e vjetër, për grupmoshat mbi 60 vjeç ndërronin jetë 10 në 1000 banorë, ndërkohë që me variantin e ri, ndërrojnë jetë 13 ose 14 njerëz. Pra, sërish njerëzit nuk mund të flenë të qetë. Ndonëse sipas Vallance ekziston pasiguri rreth këtyre numrave, duket se ka një rritje të vdekshmërisë, si dhe të transmetueshmërisë.

Previous ArticleNext Article