KreuCelebrity

Pëllumb Pipero: “Situata është alarmante, të shtrëngohen edhe më tej masat”!

Pavarësisht masave të marra, pandemia e Covid 19 nuk po frenon në vendin tonë, madje shifrat e të prekurve sa vjen e shtohen. Së fundi u raportua se 3 spitalet Covid janë drejt ezaurimit dhe nuk pranohen më pacientë të rinj, vetëm nëse ndërron jetë ndonjë apo shërohet. Kjo e ka shtyrë mjekun Pëllumb Pipero të bëjë thirrje për një ashpërsim të masave.

Sipas tij, deri në fund të marsit duhet të mbyllen shkollat dhe lokalet dhe numri i udhëtarëve në transportin publik të jetë I kufizuar. “Deri nga fundi i marsit masat duhet të ishin më të shtrënguara, orari i kafeneve më i shkurtuar, të mos shërbehet në tavolina, por “delivery”. Shkollat e arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm të ishin mbyllur deri në fund të marsit. Edhe pse nuk është zgjidhje e problemit, është zgjedhje e detyruar për nga ritmet e pandemisë pasi nuk janë kështu vetëm në vendin tonë”, tha Pipero për “A2 News”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF