Ndahet nga jeta në mesnatë kompozitori Agim Krajka!

Është ndarë nga jeta mesnatën e kaluar kompozitori i mirënjohur Agim Krajka! Lajmin e trishtë e ka dhënë i biri, Uliski i cili nëpërmjet një postimi në instagram ka lajmëruar për ndarjen nga jeta të kolosit të muzikës shqiptare. Krajka mbylli sytë përgjithmonë në moshën 84 vjeçare, duke lënë pas një font të artë trashëgimie nga krijimet dhe veprat e tij muzikore.

Agin Krajka ka dhënë kontributin e tij tejet të rëndësishëm për dekada me radhë, në muzikën e lehtë, orkestrale e po ashtu edhe në muzikën popullore!

Ka kompozuar mjaft pjesë orkestrale për fizarmonikë dhe me qindra këngë të muzikës së lehtë. Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në festivalet e fundit të pasviteve ‘90, duke filluar me këngën e famshme “Lemza”, kënduar nga Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961. Agim Krajka është nderuar me titullin “Artist i Popullit.
Prehu në paqe profesor!

Previous Article