KreuCelebrity

Takoi personin me Covid 19, izolohet Kate Middleton!

Takoi një person i cili më vonë rezultoi i prekur nga koronavirusi, dhe Kate Middleton nuk u mendua gjatë, por vendosi të vetëizolohet menjëherë në shtëpi e të anullojë të gjithë angazhimet e momentit. Dukesha e Kembrixhit do të kalojë tani 10 ditë e mbyllur brenda, edhe pse normalisht duhet të ishte në krah tëWilliamit për të festuar 73-vjetorin e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS).

Dyshja duhet të merrte pjesë në Shërbesën e Falënderimeve në Katedralen e Shën Palit për nder të NHS-së. Por javën që shkoi, ai ka takuar një person i cili rezulton i prekur nga sëmundja. Mësohet se Katë vetë nuk ka asnjë simptomë, megjithatë ajo është duke ndjekur të gjithë udhëzimet e qeverisë dhe është karantinuar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF