Studimi: Përdorimi i antibiotikëve pengon krijimin e antitrupave tek të infektuarit me Covid!

Konsumi i antibiotikëve në vend gjatë valëve kulmore të pandemisë u rri ndjeshëm, pasi të infektuarit nxitonin t’i merrnin që me shenjat e para të infektimit me Covid-19.

Por, një studim i ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, me autorë Rexhep Muja, laborante Alma Qosja, Frida Bushati dhe Ermal Selimi i publikuar nga Urdhri i Mjekut, tregon se nga 1500 analiza serologjike të bëra në vendin tonë gjatë dimrit të kaluar, rezultoi se vetëm 54% e tyre kanë zhvilluar antitrupa (IGG). Krijimi i antitrupave ka nisur që nga dita e 14 ose në ditët e 21-28 pas infektimit. Siç shihet nga të dhënat shqiptare, imuniteti natyror është zhvilluar vetëm në gjysmën e të infektuarve.

Ekspertët e argumentuan përqindjen e ulët me antitrupa si rrjedhojë e përdorimit më të madh të antibiotikëve, antiviralëve dhe kortizonikëve, të cilët ndikojnë negativisht në zhvillimin e antitrupave./Monitor.al

Previous ArticleNext Article