KreuArt

Një skenë madhështore; Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit rihap dyert pas 5 vitesh

Më në fund pas 5 vitesh, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka rihapur dyert, duke e kthyer mbrëmjen e 15 shtatorit në një mbrëmje gala.

Pas një investimi të jashtëzakonshëm, TKOB mori atë që meritonte..Një skenë madhështore, që pa frikë mund të themi se ngjasonte me ato botërore..Një skenë e madhe, e ndërtuar me 5 kate, ku tavani i lëvizshëm ndryshon në varësi të shfaqjeve, llozhat po ashtu shumë të bukura, orkestra e ndriçuar një mrekulli më vete.. Çdo gjë ishte e kuruar, ashtu siç i ka hije asaj skene magjike…

Të gjitha këto patën impakt pozitiv tek ata që ishin të pranishëm dhe jo vetëm rrëmbyen vëmendjen e tyre, por edhe u surprizuan nga gjithë ndryshimi mbresëlënës..E më pas shijuan mbrëmjen gala, ku me rastin e inagurimit të rikonstruktimit të Teatrit u ngjitën në skenë artistë që u rritën aty për të kapur më pas majat e botës, por nuk munguan as artistë të mëdhenj botërorë.

“Grand Gala” bëri bashkë të madhin Placido Domingo, të jashtëzakonshmen Ermonela Jaho,  gjithashtu artistët më të mirë shqiptarë të operas, baletit dhe instrumentit. si: Ylber Gjini, Vikena Kamenica, Eva Golemi, Armando Likaj, etj. Ndërkohë të ftuar ishin edhe artistët, Klodjan Kaçani dhe Elvin Hoxha-Ganiyev. Programi ishte i bazuar në titujt e shfaqeve më të mira të historisë së teatrit dhe produksionet e TKOB-së në katër vitet e fundit të cilat janë pjesë të repertorit klasik më të njohur nga e gjithë audienca.





Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF