Doza e tretë? Përvec këtyre kategorive thotë FDA-ja amerikane, të tjerët s`kanë nevojë!

 

Një panel këshillimor federal me influencë refuzoi me shumicë dërrmuese një plan të premten për t’i dhënë pjesës më të madhe të amerikanëve vaksinën përforcuese të kompanisë Pfizer ndaj COVID-19ës , por paneli miratoi vaksinat shtesë për ata që janë 65 vjeç, ose më të vjetër, ose që kanë një rrezik të lartë nga sëmundja e rëndë thote VOA. Votimi përfaqëson një goditje të rëndë për përpjekjen masive të administratës së Presidentit Biden për të forcuar mbrojtjen e pothuajse të gjithë amerikanëve përballë përhapjes së variantit shumë ngjitës delta.Vendimi u mor nga një komitet i ekspertëve të jashtëm që këshillojnë Administratën e Ushqimit dhe Barnave. Në një zhvillim befasues, paneli së pari hodhi poshtë, me një votim 16-2, vaksinat përforcuese për pothuajse të gjithë popullsinë. Anëtarët cituan një mungesë të të dhënave të sigurisë për dozat shtesë dhe gjithashtu ngritën dyshime në lidhje me vlerën e përdorimit masiv të vaksinës së tretë, përkundër fokusimit tek grupe të veçanta. Në vazhdim, në një votim 18-0, paneli miratoi vaksinën shtesë për pjesë të caktuara të popullsisë amerikane – më konkretisht, ata që rrezikohen më shumë nga virusi. Kjo do të ndihmonte në shpëtimin e një pjese të fushatës së Shtëpisë së Bardhë, por prapëseprapë do të ishte një hap i madh prapa nga plani i madh i propozuar nga administrata një muaj më parë për të ofruar doza përforcuese të vaksinave Pfizer dhe Moderna për pothuajse të gjithë amerikanët, tetë muaj pasi ata kanë marrë dozën e dytë.

Previous ArticleNext Article