Më shpejt nga sa e mendonim; Rudina Dembacaj zbulon datën e martesës me Mark Frrokun

Pak ditë më parë Rudina Dembacaj teksa ishte e ftuar në programin “Ftesë në 5” paralajmëroi se brenda vitit ajo dhe partneri i saj Mark Frroku do të kurorëzonin dashurinë e tyre me një dasmë të organizuar në kishë.

Mesa duket kjo martesë qenka më afër nga sa e mendonim..Së fundmi Rudina u dha gjithë ndjekësve të saj lajmin e bukur teksa ripostoi në Instastory ftesën e martesës së saj, ku mësuam se dasma do të zhvillohet më 1 tetor. “Me bekimin e fëmijëve tanë Viktoria, Leonard, Erta dhe Mara dëshirojmë të kurorëzojmë dashurinë tonë përpara Zotit, familjarëve dhe miqve që na gëzojnë jetën! Ndaj do të ishim të lumtur t’ju kishim në festën tonë të paharrueshme, ditën e premte, 01.10.2021, ora 19:00. Lutem konfirmimin tuaj sa më herët”, shkruhet në ftesën e dasmës së Rudinës dhe Markut.

 

Previous ArticleNext Article