Aurela Gaçe dhe Stine “rikthejnë” Dr. Florin; ja kur del kënga

Para pak ditësh Aurela Gaçe dha lajmin e bukur se projekti i saj i radhës muzikor do të jetë një bashkëpunim me Stinen, të cilët do të “rikthejnë” edhe njëherë Dr Florin në skenë, (me zërin e tij të regjistruar para se të ndërronte jetë).

Së fundmi diva e muzikës shqiptare me anë të një postimi në Instagram ka njoftuar se ky projekt do të vijë këtë të shtunë. “Të shtunën e kemi premierën e këngës o Stine? S.F.L”, ka shkruar ajo përkrah një fotoje me Stinen, ku në sfond shihet emri i Dr. Florit.

Kujtojmë që Aurela Gace pas një vere të angazhuar, po punon për albumin e saj të ri, i cili po pritet me padurim nga gjithë fansat e saj.

Previous ArticleNext Article