“Viktoria kërkon një motër”; Rudina dhe Marku do të bëhen sërish prindër

Rudina Dembacaj ka qenë e ftuar pasditen e kësaj të enjte në programin e pasdites “Rudina”, ku foli dhe ndau emocionet e dasmës së saj me Markun.

Dasma madhështore e tyre u zhvillua ditën e premte më 1 tetor, dhe Rudina tha se zgjodhën pikërisht atë ditë që të kishin mundësi të pushonin gjatë fundjavës, si të ftuarit, por e vetë ajo.

E teksa dasma shkoi ashtu si aktorja e kishte ëndërruar, e pyetur nga Rudina për një fëmijë tjetër në jetë, Dembacaj tha, “Edhe mos ta kem unë, tani s’më pyet njeri. Kisha kohë që thoja ‘prit njëherë sa të jetë Viki 5 vjeçe’. Viktoria bën 5 vjeçe në fund të dhjetorit, erdhi. Pastaj nxora justifikimin ‘prit pak, pas dasme do ta bëjmë një fëmijë’. Iku dhe dasma, tani s’ka më justifikime”.

Më tej ajo shtoi se edhe që Viktoria po kërkon me ngulm një motër: “Realisht tani është tamam momenti dhe Viktoria kërkon pafund një motër, ç’të na japë Zoti, por e kërkon një motër të vogël sepse “unë nuk e laj dot Ertën” thotë, “unë dua një motër ta laj vetë siç më lan Erta mua”. Është mësuar që të rrijë shumë me Ertën dhe ka dëshirë edhe ajo të ketë një motër të vogël…”

Previous ArticleNext Article