Çfarë babai është Turjani? Orinda i thotë të gjitha..

Orinda Huta dhe Turjan Hysko pak muaj më parë u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një vajzë, të cilën e quajtën Atara.

Së fundmi, Orinda ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, dhe ndër të tjera ka zbuluar se sa shembullor është babi Turi, “Oh Turjan Hysko është babai më i mirë në botë. Jemi me fat që e kemi. Kurrë nuk do ma merrte mendja që do të ishte kaq shumë i përkushtuar. Ja të themi dhe një sekret. Në orën 01:30 të mëngjesit, Atarën e ushqen Turjani, pasi unë i kam dhënë 10 minuta gji. Por mund të flejë lehtësisht dhe të kujdeset ai. Nëse të gjitha gocat do të thoshin që ia lej pa problem mamit, unë ia lej pa problem Turjanit”, ka zbuluar ajo.

Dhe në fakt kjo pritej pasi përkushtimi i Turjanit u vu re edhe në Instagram që kur Atara erdhi në jetë, ku ai ndryshe nga sa ndodh me baballarët qëndroi në maternitet, duke mos i lënë vetëm për asnjë moment Orindën dhe Atarën..

 

 

Previous ArticleNext Article