A mund të rikthehet me Bojkenin? Cfarë thotë Semi Jaupaj!

Tema e lidhjes së saj me Bojken Lakon u hap sërish në Big Brother, dhe Semi Jaupaj u tregua shumë e drejtpërdrejtë. Artistja tha se për të, nuk ka më kthim prapa. “ Kur më pyesin a ka ndonjë shans që unë të rikthehem me Bojkenin, i them “jo”, se nga vetë koha që kam kaluar ..ka qenë shumë. Nuk është se ndenja një vit dhe pastaj të thoja prit se nuk i dihet.  Unë kam ndenjur 8 vite”. Monika e pyti nëse kishin dëshirë për të bërë një fëmijë, dhe Semi u përgjigj: “Jo! Gëja që më ka pëlqyer më shumë te Bojkeni është se më ka lënë shumë të lirë dhe ngaqë e ka ditur se kam dashur që të merrem me muzikën dhe të kisha gjëra të tjera primare…Ngaqë e ka ditur këtë gjë, s’ma ka kërkuar asnjëherë një gjë të tillë”!

Previous ArticleNext Article