Restorant Gastro Organic sjell produkte artizanale për të gjithë ju!

Në “corner-in” e rrugës Frederik Shiroka dhe Naim Frashëri ndodhet një restorant me një verande si ato që gjen në rrugët e Parisit apo Romës, ndjesi intimiteti dhe shije autentike.

Gjëja e parë që tërheq syrin janë produktet artizanale të ekspozuara që të ftojnë për një eksperiencë ndryshe.

Salcicet e freskëta, ku secila nga shijet të ngacmon më shumë se tjetra, janë prodhime artizanale me recetë italiane të prodhuara nga stafi i restorantit. Pastaj Porcheta… e preferuara ime! Është një proshutë derri artizanale e pjekur dhe e trajtuar me erëza…Fantastike!

Nduja (sallam i butë pikant), Ragu-ja e bërë vetë për një “bolognese” si në Itali.


Kush është i apasionuar për pasta, te Gastro gjeni receta klasike: carbonara, amatriciana, zozona etj..). Mos lini pa provuar edhe raviolit e freskëta artizanale, sallatatdelikate dhe antipastat, nga të cilat dashuroj burratën dhe involtini bresaola.


E si në çdo tratori të mirë nuk mungojnëpjatat e ndryshme të mishit nga klasiket deri tek ato më të rafinuarat. Ajo që dashuroj te Gastro, përtej ushqimit, është veranda me ndricimin e ngrohtë, stafi mikëpritës dhe kuzhina e cila është e dukshme dhe ti mund te marrësh në çdo moment sugjerime nga Chef-ja.

Tirana çdo ditë e më tepër po na surprizon me zgjedhjet e shumta në fushën e gastronomisë, e sigurisht eksperienca tek Gastro është një nga ato që nuk duhen humbur!

Gati harrova… surpriza në fund të darkës ishte se produktet e tyre artizanale mund ti blije dhe ti konsumoje në shtëpi kurdo me të dashurit tuaj.

Ndërsa në netët që ndiheni pak dembel, Gastro është thjeshtë një telefonatë larg +355692937053.

Previous ArticleNext Article