Emocionuese/ Vin Diesel shoqëron në altar vajzën e mikut të ndjerë Paul Walker!

Pak ditë më parë Meadow Walker, vajza e aktorit të ndjerë Paul Walker  ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj. Në mungesë të të atit, Meadow u shoqërua në altar nga një prej miqve të më ngushtë të të ndjerit, aktori Vin Diesel, i cili është edhe kumbari i saj.

Në fotot dhe videot e shpërndara në mediat online momenti kur Diesel mban për krahu nusen për ta shoqëruar drejt dhëndrit ishte tejet emocionues.

Në një ceremoni buzë detit gjithçka dukej perfekte ndërsa çifti preferoi një festë tejet intime me familjarë dhe miq të ngushtë të dyshes.

Previous ArticleNext Article