Mbushësi i buzëve i bllokon venën, 21 vjecarja rrezikoi shikimin!

Një fryrje e buzëve u kthye në makth për 21 vjecaren britanike Amy Ëiseman. Vajza shpenzoi 70 paundë për një seancë që duhet të ishte mjaft e thjeshtë, por nuk rezultoi ashtu. Pas ndërhyrjes, buza nisi të fryhej shumë e të mavijosej. Estetistja e qetësoi duke i thënë se do t`i kalonte, por Amy vendosi të kontaktonte me një kirurg plastik. Kyi  fundit i shpjegoi se gjatë procesit, qarkulli i i gjakut në buzët e saj ishte ndëprerë pasi ishin blokuar venat nga mbushësi. Nëse filleri nuk shpërbëhej brenda 24 orëve, ajo rrezikonte të humbiste shikimin. Nëse problemi nuk do të ishte vënë re në kohë, Amy do të kishte nevojë për një transplantim lëkure për të shpëtuar fytyrën e saj.

Previous ArticleNext Article