Tendencat e bukurisë vjeshtë dimër 2021-2022

Ngjyrat Pop

Duke reflektuar optimizëm, pasarelat e Dimrit 2021-2020 reflektuan shpërthime nga ngjyra të pazakonta. Për shembull, në sfilatat e Dolce & Gabbana, spikatën në grimin e syve ngjyrat e ndritshme si jargavani, portokallia dhe e verdha. Ju mund të zgjidhni njërën prej tyre apo të bëni një kombinim për pjesën e kapakëve të syve duke theksuar nuancat, nga ato më të thella deri tek më të zbehtat në pjesën e jashtme.

Tip
Për ata që duan një pamje akoma më të gjallë, mund të kombinoni edhe linjat grafike të vizatuara me një vijëzues të lëngshëm me një nuancë po aq të ndezur.

Onde të lagështa

Një nga stilet më të lehta për t’u mbajtur, i cili ka edhe një prekje paksa urbane, janë flokët me onde.
Nëse doni të keni modelin ideal, atëherë fillojeni me një mbrojtës për flokët para se t’i fryni dhe t’i jepni volum majave, e më pas mund të përdorni produkte të cilat ruajnë formën, por edhe që reflektojnë efektin e lagësht, duke ju bërë të dukeni sikur sapo keni dalë nga dushi.

Tip
Gjithmonë mundohuni që të përdorni shampo që ruajnë volumin e flokëve dhe nuk i thajnë ato, ndërkohë mund të përdorni balsam për të ruajtur butësinë e tyre

Gërsheta

Nuk do ta besoni, por gërshetat janë një model flokësh që mund të përshtaten shumë mirë me disa lloje pamjesh. Ju mund të zgjidhni bishtatë shumtë qark kokës për një stil më trendi siç sugjeron Fendi, por mund të aplikoni edhe modelet paksa vajzërore në krah të supeve. E rëndësishme është që forma e tyre të jetë sa më e dukshme, ndaj përdorni llak apo shkumë për t’i bërë të duken mirë.

Tip – Flini me gërsheta dhe zgjidhini ato në mëngjes për një pamje natyrale, vendosni pastaj vendosni një llak të lehtë flokësh dhe do të keni një pamje marramendëse.

Previous ArticleNext Article