“Jam arrestuar”, Bojken Lako rrëfen për herë të parë betejën më lëndët narkotike!

Artisti i njohur Bojken Lako ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Pikë”, ku bëri një rrëfim të rrallë për jetën e tij personale.

Ai zbuloi për herë të parë se ka qenë i varur nga lëndët narkotike, por fatmirësisht këtë betejë Bojken e ka kaluar tashmë.

“Kjo është temë shumë delikate dhe theksoj që duhet bërë shumë kujdes. Unë isha me fat, por të rinjtë e sotëm janë më abuziv sesa ishim ne dikur. Duhet të heqin dorë para se gjërat të arrijnë në një pikë pa kthim”, u shpreh ai.

Me tej, Bojken Lako zbuloi se lëndët narkotike ishin edhe arsyeja që ai kishte përfunduar në prangat e policisë.

“Nuk e kam treguar kurrë publikisht këtë”, tha artisti duke dhënë shumë detaje rreth kësaj historie.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article