Kledi zbulon detajin që s’e kishim vënë re, por që tregon gjithçka mes tij dhe partneres gjermane

Banori që doli nga shtëpia e “Big Brother VIP” gjatë spektaklit të kësaj të premte është Kledi Hysa.

Ai së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Fan Club”, ku foli për herë të parë pas eliminimit dhe zbuloi se gjatë gjithë qëndrimit në “Big Brother VIP” ka mbajtur në dorë byzylykun e Khaoulës.

“Ajo ka pasur një kod që asnjë tjetër nuk e ka kuptuar dhe dua ta them tani. Ky byzylyk është i Khaoulës, ma ka dhënë ajo. Mbase ka fjalë që kanë dalë jo siç kam dashur unë, por në çdo live show e kam mbajtur, si sinjal për t’i thënë që ti je e imja. Unë kam qenë i pastër me veten, kam qenë i pastër dhe Khaoula e di”, tregoi Kledi.

Kledi më tej tha se ka folur me Khaoulën pas daljes nga “Big Brother VIP” dhe kur të shkojë në Austri do ta takojë që të sqarohen.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article