KreuCelebrity

Balina flet pas situatës me Fifin: “Nuk u ndjeva aspak fajtore”!

Pas një përballjeje të ashpër me të, Fifi papritur humbi ndjenjat, moment ky që u mediatizua shumë pasi ishte dicka tejet e papritur. Sesi u ndje Fifi, këtë e morën vesh të gjithë. Pyetja tani është si u ndje opinionistja e Big Brother VIP, Balina Bodinaku pas atij episodi?

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” , Balina rrëfeu pa doreza ndjesitë e saj.

Në fillim, sic tha, nuk e kishte kuptuar çfarë kishte ndodhur, por më pas kur situata u qartësua kuptoi që Fifi kishte humbur ndjenjat. Opinistja thotë se diskutimi ishte sit ë gjithë te tjetër e nuk e kishte menduar se mund të arrinte deri në atë pikë.

Megjithatë, Balina e theksoi se nuk ndihet aspak fajtore; ajo është aty për të dhënë mendimin e saj dhe atë bëri dhe nuk ka përse shfajësohet! Vetë këngëtarja, që zgjodhi të dalë nga shtëpia, ta parën takoi Balinën e madje i kërkoi edhe falje.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF