Për grimin e festave të fundvitit frymëzohuni nga vitet ’60!

Mendoni të jeni, mes një aperitivi për Krishtlindje apo Vitit të Ri, e grimuar si një yll filmi?! Nëse këtë vit do të frymëzoheni nga yjet e viteve ’60 për grimin me siguri do të dukeni sikur po xhironi një skenë filmi.

Ideja i ka ardhur Elnaz Golroh, e cila është grimiere dhe njëkohësisht modele dhe që ka mbi 4 milionë ndjekës në Instagram. Influencuesja ka zgjedhur të përjetojë më shumë se 15 minuta famë, duke u shndërruar në katër diva të kinematografisë së viteve 60. Brigitte Bardot, Sharon Tate, Marilyn Monroe dhe Sophia Loren, gra që falë stilit dhe sharmit të tyre të pagabueshëm, kanë frymëzuar të gjithë botën e dje dhe sot (dhe që me siguri do të vazhdojë nesër).

Nëse ndonjëra prej jush është fanse e atyre viteve atëherë besojani portretin tuaj këto festa ikonave të viteve ’60.

Nuk dimë nëse do të arrini të imitoni kaq mirë divat e asaj kohe si Elnaz por të paktën provojeni.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article