E bija feston ditëlindjen, Monika Lubonja e surprizon në mënyrën më të bukur!

Vajza e aktores së njohur, Monika Lubonjës, Tea Pasko, feston sot ditën e lindjes.

Aktorja ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe prej aty ka zgjedhur t’i bëjë një surprizë të veçantë të bijës.

Me jastëk dhe me peshqir, ajo formoi në tokë emrin e së bijës, një zemër dhe numrin 100, ndërsa më vonë me gota në duar bashkë me banorët e tjerë i këndoi para kamerave këngën e ditëlindjes.

Ky urim i veçantë ka surprizuar dhe emocionuar jo vetëm Tean, por edhe publikun e gjerë.

Previous ArticleNext Article