Johnny Depp merr rolin e parë pas akuzave për dhunë ndaj ish-bashkëshortes!

Johnny Depp po përgatitet të luajë rolin e mbretit francez Louis XV. Ky është filmi i parë që ai do të luajë që kur ai u akuzua për dhunë në familje ndaj ish-bashkëshortes, Amber Heard.

Depp mund të jetë ende një person ‘no grata’ në Hollywood, por ai po përgatit projektin e tij të radhës në Francë.

Ylli i “Pirates of the Caribbean” do të fillojë xhirimet e filmit të ardhshëm, ende pa titull, në verë.

Filmi, i drejtuar nga regjisori francez Maiwenn, do të xhirohet në Pallatin e Versajës, Paris. Xhirimet pritet të vazhdojnë për tre muaj në monumentet e Parisit.

Kujtojmë që Depp u shfaq për herë të fundit në filmin e vitit 2020 “Minamata”.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article