Sandale ngjyrë floriri me geta të trasha të zeza, Belen befason me “sfilatën” në rrugët e Milanos! 

Tashmë sërish single, sic e deklaron dhe vetë, showgirl e njohur në Itali, Belen Rodriguez befasoi me “sfilatën” që dhuroi rrugëve të Milanos.

Elegante si gjithmonë, Belen mbante një fustan të zi, me geta të zeza të trasha dhe sandale ngjyrë floriri, ndërsa pavarësisht të ftohtit sipër kishte veshur vetëm një xhaketë te lehte me kuadrate gri.

Takat e larta dhe fustani i puthitur pas trupit e padyshim edhe linjat e saj perfekte, nuk kishin sesi të mos viheshin re nga kalimtarët në rrugë.

Belen, që shoqërohej nga mikesha e saj, Antonia Achille, nuk dorëzohet përpara ndarjes por thotë se është e vendosur të shijojë jetën me moton që ka shkruar edhe në rrjetet sociale: “Unë zgjedh lumturinë”!

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article