Greqia shtyn masat anticovid, ja çfarë kërkohet!

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se Greqia ka vendosur të shtyjë sërish masat aktuale anticovid, deri më 7 shkurt.

Të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë, pavarësisht nëse janë të vaksinuar ose kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19, janë të detyruar të paraqesin:

– Test negativ PCR, kryer brenda 72 orëve, përpara udhëtimit, ose

– Test të shpejtë antigjenik, kryer brenda 24 orëve para udhëtimit.

Të gjithë udhëtarët që hyjnë në territorin e Republikës së Greqisë, duhet të plotësojnë formularin elektronik PLF (Passenger LocatorForm), në adresën elektronike https://travel.gov.gr, me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, përpara mbërritjes.

Pikat kufitare të Kakavijës, Kapshticës dhe Qafbotës funksionojnë gjatë 24 orëve. Pika kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

 

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article