Mundësi e artë për shefat e rinj të kuzhinës: Konkursi S.Pellegrino Young Chef Academy

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të vitit të kaluar, konkursi S.Pellegrino Young Chef Academy Competition do të rikthehet për një edicion të 5-të në 2022/23.

Konkursi S.Pellegrino Young Chef Academy është rritur me kalimin e viteve për t’u bërë një nga ngjarjet ndërkombëtare të jashtëzakonshme të gastronomisë globale, duke i ofruar talenteve të reja të kuzhinierëve një mundësi që vjen një herë në jetë për rritje dhe zhvillim dhe për të krijuar një rrjet ndërkombëtar me njerëz që ndajnë pasionin e përbashkët për gatimin.

Të gjithë shefat e rinj të kuzhinës nën moshën 30 vjeç do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e konkursit ndërkombëtar, i cili u jep mundësinë të rinjve të përfaqësojnë Shqipërinë me pjatën e tyre “Signature Dish” dhe të bëhen pjesë e Akademisë S.Pellegrino. Aplikantëve do t’u kërkohet të japin informacion personal dhe profesional dhe të paraqesin recetën e një pjate që mund të komunikojë vizionin e tyre personal, aftësitë unike dhe kreativitetin.

RREGULLAT E PJESËMARRJES

Pjesëmarrja në këtë konkurs është ekskluzivisht e hapur për Kuzhinierët e Rinj të cilët plotësojnë kriteret e mëposhtme:

MOSHA: Nën 30 vjeç

EKSPERIENCA: Duhet të kenë punuar me kohë të plotë për të paktën 1 vit në një ose më shumë Restorante/Catering, kompani si “commis” ose “chef de cuisine” ose “chef de partie” ose “sous chef”.

GJUHA: Gjuha zyrtare e konkursit është Anglisht. Kandidatët duhet të jenë në gjendje të shprehen në gjuhën angleze në të folur dhe të shkruar. Për të lehtësuar proçesin e regjistrimit, kandidatët mund të aplikojnë në cilëndo nga gjuhët e mëposhtme: Anglisht, Mandarin Kineze, Spanjisht, Frengjisht, Italisht. APLIKIMI ONLINE Receta & foto që konkurentët do të përgatisin, do të konsistojë në pjatën që Kuzhinierët e Rinj do të përgatisin nëse përzgjidhen në Listen e Fituesve Rajonale.

Receta duhet të përfshijë informacionin e mëposhtëm:

– Emrin e recetës;

– Llojin e pjatës (pjata e parë ose e dytë);

– “Besimi personal“;

– Komponentët;

– Koha e përgatitjes dhe servirjes;

– Përbërësit dhe sasitë;

– Metoda e përgatitjes;

– Prezantimi i pjatës dhe ushqimit.

Nga pjata kërkohen tre fotografi të detajuara me rezolucion të lartë.

FAZAT PJESEMARRESE

  • FAZA 1: APLIKIMI ONLINE I KANDIDATEVE në faqen zyrtare të:https://www.sanpellegrinoyoungchefacademy.com/ : Deri në datë 30/04/2022.

Pjesëmarrësit duhet të paraqesin recetën e tyre të “Signature Dish” sipas Rregullores dhe Aneksit 1, në faqen zyrtare.
Receta duhet të jetë e njëjtë gjatë të gjitha fazave të konkursit.

  • FAZA 2: PËRCAKTIMI I LISTËS SË TË PËRZGJEDHURVE TË RAJONIT PËR NË FAZËN GJYSMË FINALE: Deri në date 31/05/2022.

Një panel gjykues i përbërë nga anëtarë të pavarur të ALMA (Shkolla Ndërkombëtare e Kuzhinës Italiane), do të vlerësojë aplikimet në bazë të tre kritereve të mëposhtme (Rregullat e Arta).

Identifikimi dhe njoftimi i pjesëmarrësve rajonal të përzgjedhur rajonale:  Duke filluar nga data 06/07/2022.

  • FAZA 3: PËRZGJEDHJA E FINALISTËVE RAJONALË do të zhvillohet nga data 01/08/2022 deri në 31/12/2022.

“Signature Dish”, e pjesëmarrësve të përzgjedhur në listën e fituesve rajonalë do të vlerësohen nga një juri lokale e kuzhinierëve të njohur kombëtarë dhe/ose rajonalë.

Kandidati i parë i përzgjedhur do të emërtohet “Finalisti Rajonit” dhe do të kualifikohet për në Finalen e Madhe. Një shef kuzhine “Mentor” do të mbështese çdo finalist të zgjedhur.

  • FAZA 4: FINALJA E MADHE

Përcaktimi i çmimit të madh S.Pellegrino Young Chef Academy 2022-23 është planfikuar të zhvillohet në Qershor 2023 në Milan, Itali.

Gjatë finales së madhe, vetëm finalistët rajonalë të çmimit S.Pellegrino Young Chef Academy Aëard do të gatuajnë pjatat e tyre “Signature Dish”, të cilat do të vlerësohen nga shtatë kuzhinierë të njohur ndërkombëtarisht (“Juria e Madhe”)

Gjatë Finales, do të jepen edhe 3 çmime të rëndësishme:

  • Çmimi S.Pellegrino për Përgjegjësi Sociale
  • Çmimi nga Fine Dining Lovers Food për konceptin frymëzues dhe besimin personal
  • Çmimi Acqua Panna për lidhjen me Gastronominë

Për më shumë udhëzime rreth proçesit të aplikimit kontaktoni skuadrën S.Pellegrino në Shqipëri duke telefonuar në numrin 00355682066227 ose klikoni në faqen zyrtare të sanpellegrinoyoungchefacademy.com

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article