Lionel Messi kryeson listën e sportistëve më të paguar të “Forbes” për vitin 2022!

Ylli i Paris Saint-Germain Lionel Messi është shpallur atleti më i paguar në botë gjatë 12 muajve të fundit, sipas “Forbes”.

Sensacioni i futbollit raportohet se do të sjellë fitime bruto para taksave prej 130 milionë dollarë në vit nga ndjekjet në fushë dhe jashtë fushës, duke e mbajtur atë përpara lojtarëve si LeBron James dhe rivalin Cristiano Ronaldo në listën e më të pasurve.

Ndërkaq, njihuni me listën e “Forbes Top 10”, 2022:

Lionel Messi: $130 milionë
LeBron James: $121.2 milionë
Cristiano Ronaldo: $115 milionë
Neymar: $95 milionë
Stephen Curry: $92.8 milionë
Kevin Durant: $92.1 milionë
Roger Federer: $90.7 milionë
Canelo Alvarez: $90 milionë
Tom Brady: $83.9 milionë
Giannis Antetokounmpo: $80.9 milionë

Lionel Messi rekord edhe jashtë fushës së futbollit, teksa fanella e veshur nga argjentinasi kur shënoi golin e 500-të në karrierë është shitur për shifrën e 425 000 eurove.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article