Një puthje kinematografike nga Xhani Shqerra!

Xhani Shqerra i cili mban postin “Brand Ambassador” i markës historike italiane të veshjeve për burra “ Aquamarine” në Shqipëri është zgjedhur përsëri si imazh për koleksionin e ri Spring/ Summer 2022


Spoti i ri i Aquamarine Firenze e çon Xhanin në Lago di Como, ku merr rolin e një aktori me partneren e tij modelen Barbara Fumagalli, duke përcjellë kështu një romancë dashurie.
Spoti ngjall padyshim ndjesinë e një filmi romacë i cili mbyllet me një puthje kinematografike mes protagonisëve.

Prezenca e prezantuesit të njohur, simbol i stilit italian dhe personalitetit shqiptar, Xhani Shqerra mishëron të gjitha vlerat e elegancës dhe autenticitetin që kanë dalluar gjithmonë Aquamarine Firenze.


Drejtues televiziv, showman, dizajner, një njeri bashkëkohor me një shpirt të shumanshëm, Xhani Shqerra di si ta shkëlqejë çdo punë që mban dorën e tij ashtu si dhe ky projekt i cili sjell finesën e stilit italian në Shqipëri.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article