Dëshmia e Kate Moss që mund të ndryshojë gjyqin e Johny Depp dhe Amber Heard!

Avokati i Johnny Depp, Ben Chew u shfaq mjaft i gëzuar në një prej seancave të fundit të gjyqit pasi Amber përmendi ish-të dashurën e tij super yllin, Kate Moss, dhe pati të drejtë.

Amber pretendoi se në një debat në vitin 2015 me burrin e saj, ajo u shqetësua se ai do të dëmtonte motrën e saj, Ëhitney, e cila ishte e pranishme në sherrin e tyre atë kohë. Ajo tha se në atë moment “mendoi për Kate Moss dhe rënien e saj nga shkallët”. Por këto komente e gëzuan avokatin e Depp.

Kate doli sot në Gjykatë dhe dëshmoi në aktorit, me të cilin ka qenë në një lidhje romantike përpara shumë vjetësh. Ajo kurrë nuk e ka akuzuar për abuzim. Modelja kujtoi një incident në Xhamajka ku ajo dhe Depp po dilnin nga një dhomë pas një stuhie shiu. Moss dëshmoi se Depp doli i pari nga dhoma dhe ajo e ndoqi. “Rrëshqita nga shkallët dhe lëndova shpinën dhe bërtita se nuk e dija se çfarë më ndodhi dhe kisha dhimbje”, dëshmoi ajo. “Ai u kthye me vrap për të më ndihmuar dhe më çoi në dhomën time dhe lajmëroi mjekët.” Moss shtoi: “Ai kurrë nuk më shtyu, më shkelmoi apo më hodhi nga shkallët.”

Depp dhe Moss ishin çifti ikonë i viteve ’90. Aktori, i cili mori famë në serialin televiziv “21 Jump Street”, ishte 31 vjeç dhe Moss ishte 20 vjeç kur u takuan. “E dija që në momentin e parë që folëm se do të ishim bashkë”, u shpreh Kate. Kritiku i modës, George Wayne, i prezantoi ata “në Cafe Tabac në East Village”.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article