Beyonce rikthehet me album të ri pas 6 vitesh!

Ikona e muzikës pop, Beyonce, ka publikuar coverin e albumit të saj solo të titulluar “Renaissance”.Ky album i artistes së famshme amerikane pritet të dalë në treg më 29 korrik 2022.
Albumi mban titullin “Renaissance” dhe kopertina e tij është thjeshtë WOW!
Beyonce shfaqet në super formë pothuajse e zhveshur mbi një kalë elektrik.

“Krijimi i këtij albumi më mundësoi një vend për të ëndërruar dhe për të gjetur shpëtim gjatë një kohe të frikshme për botën. Më lejoi të ndihesha e lirë dhe aventuriere në një kohë kur pak gjëra po lëviznin. Synimi im ishte të krijoja një vend të sigurt, një vend pa gjykim. Një vend për të qenë i lirë nga perfeksionizmi dhe mendimi i tepërt. Një vend për të bërtitur, çliruar, ndjerë lirinë. Ishte një udhëtim i bukur eksplorimi. Shpresoj të gjeni gëzim në këtë muzikë. Shpresoj që t’ju frymëzojë të kërceni. Dhe të ndiheni po aq unike, të forta dhe seksi sa jeni”, shkruan Beyonce.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article