Dasma në varkë: Aktorja turke martohet me basketbollistin shqiptar!

Aktorja e njohur turke, Ebru Sahin i ka dhënë fund beqarisë. Ebru lidhi kurorë me basketbollistin me origjinë shqiptare Cedi Osman, dhe ceremoninë e kurorëzimit të dashurisë së tyre zgjodhën ta mbajnë pikërisht në Ohër, që është dhe vendlindja e sportistit.

Për dasmën, dyshja zgjodhi një vend mjaft të vecantë: Festa u mbajt në një varkë në liqen, ndërsa pamjet e publikuara në rrjetet sociale treguan se cifti vetë dhe të ftuarit janë argëtuar  nën ritmet e muzikës turke dhe asaj maqedonase.

I pranishëm në mesin e miqve në dasmën e dyshes së njohur ka qenë edhe artisti Bertan Asllani, i cili prej disa vitesh është bërë pjesë e kinematografisë turke.

Çifti siç raportojnë mediat do të mbajnë dhe një tjetër dasmë në Çesme në 7 korrik.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article