KreuCelebrity

Adi i propozon Olës për martesë? Çifti sqaron të vërtetën

Adi i propozon Olës për martesë? Çifti sqaron të

Raporti i Fabjolës dhe Adionit ka qenë një nga më të komentuarit si brenda Fermës ashtu edhe jashtë saj.

Ish-fermerja ndau në Post Ferma VIP më shumë detaje për  marrëdhënien e saj me Adionin pas eliminimit nga spektakli.

E pyetur nga moderatori Florian Agalliu për hapat e parë që kanë ndërmarrë pas daljes nga Ferma, Ola tregoi se fillimisht secili i është përkushtuar familjes, por kontaktet mes tyre kanë vazhduar menjëherë.

Mes dy ish-fermerëve kanë ndodhur edhe takimet familjare, duke e çuar lidhjen  e tyre në një hap me serioz. Por, e pyetur nëse Fabjola ka marrë një propozim për martesë nga Adioni, ajo u përgjigj se ende jo.

Florian Agalliu: Cili ka qenë hapi i parë që keni ndërmarrë?

Ola: Më ka marrë numrin, pastaj unë kam vazhduar me familjen time. Adi me familjen e vet, pastaj kemi folur gjatë ditëve në vazhdim. Donim të njiheshim në një aspekt tjetër, se këtu ka qenë ndryshe. E kam pasur shumë të vështirë të rrinim pa njëri-tjetrin në ditët e para.

Florian Agalliu: Kush ju ka zhgënjyer?

Ola: Shumica. Kam pakënaqësitë e mia me shumë fermerë.

Florian Agalliu: Ke marrë një propozim për martesë?

Ola: Jo, akoma.