Dëshira juaj për Krishtlindje është “Miu Miu Club” 0 5

Shtëpia italiane e modës dizenjon një çantë të re për mbrëmje të quajtur “Miu Miu Club”, e inspiruar nga tendenca e viteve 80. Një model disko-Chic, që mund ta mbani gjatë një shëtitje në mbrëmje. Me rastin e prezantimit të koleksionit të ri për vitin 2016 dhe të një fragrance shumë origjinale, shtëpia italiane e themeluar në vitin 1983 nga Miuccia Prada, Miu Miu, paraqet një çantë speciale për mbrëmje gala, që i dedikohet klubeve. E kuqe e shndritshme, e verdhë dhe e zezë me shkëlqim, e bardhë dëborë, blu e errët me efekt krokodil…

Për një pamje 100% disko-chic, çanta është e pajisur edhe me një zinxhir të dytë më të trashë në pjesën e përparme, që duket si një bizhu shumë i çmuar. “Miu Miu Club” është ideale për t’u dukur si një party-girl dhe të ndizni pistën e kërcimit në afrim të festave tëfundvitit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *