KreuCelebrity

“Ai e donte jetën”: Sëmundja e “pamërshishme” merr aktorin e njohur!

“Ai e donte jetën”: Sëmundja e

E shoqja e aktorit dhe ish-modelit te njohur australian, Julian McMahon, kelly, pohoi për median Deadline se ai ndërroi jetë më 2 korrik në banesën e tij në Florida, vetëm tre javë larg ditëlindjes së tij të 57-të.

“Me zemër të thyer ndaj me botën lajmin se bashkëshorti im i dashur, Julian McMahon, u largua nga kjo jetë në paqe pas një beteje të guximshme me kancerin. Ai i donte familjen, miqtë, profesionin e fansat e tij, dhe e donte jeten.”

“Ai e donte jetën”: Sëmundja e

Karriera e McMahon përfshinte role ikonike që lanë gjurmë në historinë e televizionit dhe filmit. Ai u bë i njohur për publikun me rolin e Dr. Doom në “Fantastic Four” të Marvel, Cole Turner në serialin fantastiko-misterial “Charmed” dhe Christian Troy në dramën mjekësore “Nip/Tuck”, për të cilin në vitin 2004 u nominua për një çmim Golden Globe si Aktori më i Mirë në një Serial Dramatik. Roli i tij i fundit erdhi në fillim të këtij viti në serialin e Netflix “The Residence”, ku portretizoi Kryeministrin australian Stephen Roos – një rol me lidhje personale, pasi babai i tij, Billy McMahon, mbajti realisht këtë post në vitet 1971–1972.