KreuStil Jetese

Jetë yjesh; të famshëm dhe depresivë

Kanë gjithçka; para, talent, miq, një jetë të jashtëzakonshme dhe hapësirë për çdo kapriço. Turma adhuruesish vishen dhe krihen si ata. E megjithatë, shumë aktorë, sportistë e popstar kanë një anë të fshehtë; janë depresivë ose vuajnë nga paniku apo bipolariteti, kalojnë periudha të errëta nën pushtetin e alkoolit e drogës dhe përballen shpesh me shtysën për të shkuar drejt vetëvrasjes.

Në histori janë të shumta rastet kur e keqja ka qenë më e madhe se dëshira për të jetuar: Amy Winehouse, Heath Ledger, Robin Williams, Janis Joplin; për ta dhe shumë të tjera mallkimi i suksesit ka rezultuar fatal. Të tjerë kanë kaluar periudha të errëta: Cara Delevingne, Emma Stone, Kristen Stewart, janë ndër të famshmit që kanë folur lidhur më këto momente, pasi tashmë e dinë se të mos jesh vetëm me këto probleme është thelbësore për t’i tejkaluar.

Dhe ndoshta edhe të dalin prej këtij qerthulli, siç ka ndodhur me Colin Farell, i bërë i famshëm si bad boy në fillimet e karrierës, për të përfunduar më pas në kthetrat e depresionit dhe varësisë nga droga e alkooli, nga ku mundi të dilte falë dashurisë së dy fëmijëve të tij.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF