10 emrat më popullorë të fëmijëve të krijuar nga autorët e librave

  1. Emrat e fëmijëve, të cilët kanë marrë shkas nga autorët, mund të jenë një çështje e diskutueshme. Nga njëra anë ka shumë emra të huazuar nga letërsia klasike që janë përdorur për vite me radhë, si përshembull: Elizabet, Alice, Xhuliet, Hermione, etj.
    Por nga ana tjetër, ka shumë emra jo klasikë nga leterësia, të cilët kur i dëgjon për herë të parë nuk ka sesi të mos të shkaktojnë një ngrysje të vetullave, të tipit si Katniss, Khaleesi, ose Renesmee.
    Autorët e veprave të mëdha ose jo, kanë bërë që këto emra të jenë prezent ndër shekuj. Dhe është vërtet ndjesi e bukur, të dish që emri i një personi është një libër, poemë, apo personazh. Disa nga emrat më të bukur të vajzave dhe shumë pak të djemve, janë krijuar fillimisht nga autorët e mëdhenj dhe më pas janë trashëguar kohë pas kohe.
    Më poshtë, ju sjellim 10 emrat më popullorë të fëmijëve të krijuar nga autorët e librave dhe të përdorur në të gjithë botën.

    1. Olivia nga “Nata e 12-të” e William Shakespeare.
    2. Heidi është nga “Heidi” e Johanna Spyri.
    3. Uendi nga “Peter Pan” i J.M. Barrie.
    4. Sedrik nga “Aivenhoi” i Walter Scott
    5. Miranda nga “Shtrëngata” e William Shakespeare
    6. Pamela është nga “Poema” e Sir Philip Sidney
    7. Dorian është nga libri “Portreti i Dorian Grei” i Oscar Wilde
    8. Xhesika është nga “Tregtari i Venedikut” nga William Shakespeare
    9. Vanesa është nga “Cadenus dhe Vanessa” i Jonathan Swift
    10. Imogen është nga “Cymbeline” e William Shakespeare

    Sidorela Lepri

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *