KreuCelebrity

Erion Isai me tjetër deklaratë befasuese: Nuk i jap llogari njeriu për orientimin tim sek*sual!

Erion Isai me tjetër deklaratë befasuese: Nuk i jap llogari njeriu

Teksa foli per divorcin e tij që ka ndodhur para 2 vitesh, por që publikisht ai e njoftoi pak kohë më parë, Erion Isai insistoi se ka qenë një vendim i drejtë për t’u marrë, pa dhënë detaje më tepë.
“Unë nuk jam prifti i Kolonjës, por kryetari i bashkisë. Nuk ka ndarje që nuk është e vështirë, jam në një paqe fantastike me veten dhe mendoj se është një nga vendimet e drejta që kam bërë në jetë. I vetmi moment i vështirë është përshtatja me nocionin e një familjeje të re, që vajzat duhet të ndajnë kohën me nënën e tyre dhe mua. Proces që ka vështirësitë e veta. Nuk di të shpjegoj ndjesitë e para dy viteve, por është një shkallë që ti e bën edhe ecën. Arsyet e divorcit, është një kapitull që nuk dua të rimbush portalet. Besoj se ka qenë vendimi më i drejtë që kemi marrë, sepse kur një gjë nuk funksionon, nuk funksionon”, tha ai.

Lidhur me disa komete që i kanë përfol për orientimin seksual, Isai u shpreh:" Unë i jap llogari personit tim të zemrës dhe askujt, nuk më intereson. Më është dukur një qelbësirllëk në përgjithësi. Nuk më bën përshtypje, një kazan i madh që nuk më bën përshtypje".