KreuBordo Men

Mercedes Classe S Cabriolet : Luks dhe ekzagjerim!

45 vite pas legjendares 280 SE, krenaria e gamës së Mercedes-it rinovohet me një version Cabriolet. Të udhëtosh me qiellin mbi kokë është një ndjesi e pakrahasueshme që përzien lirinë dhe përmbushjen. Por këto ndjesi kanë edhe një kosto duke dhënë disa bezdisje të vogla, si për shembull freskia apo korentet e ajrit.

Mercedesi është munduar t’i reduktojë në maksimum me ambicien për të propozuar veturën cabriolet më të rehatshme në botë. Një bast në përgjithësi i arritur me këtë version që ruan gati të paprekura cilësitë dinamike të një veture coupé nga e cila ajo rrjedh.

Universi i brendshëm është ai i një limuzine. Nuk gjendet dot asnjë gabim në shije dhe linjat që rëshqasin duke ngjallur një ndjesi cilësi jashtë çdo norme.

Mercedes Classe S Cabriolet prodhohet në katër versione, S 400 që ka një motor V6 me 367 kuaj fuqi, S500 me një motor V8 me 455 kuaj fuqi dhe një version supersportiv AMG S 63 4Matic dhe AMG S 65.

Nën kofanon e modelit AMG S 63 4Matic gjejmë gjithashtu një motor V8 por me 585 kuaj fuqi, një fuqi tërheqëse prej 900 Nm, me marsh automatik me shtatë raporte dhe me të katërta rrotat e lëvizshme me një çmimi prej 202 600 eurosh.

Qershia mbi tortë! Duke konfirmuar karakterin e jashtëzakonshëm të kësaj veture cabriolet me katër vende, versioni AMG S 65, një harmoni mes luksit dhe ekzagjerimit, është i pajisur me një motor V12 biturbo 6 litra që çliron 630 kuaj fuqi. Kushton vetëm… 265 900 euro.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF