Aktorja më e dashur turke ka një përshëndetje të veçantë për shqiptarët!

Ajo është një ndër aktoret më të dashura turke për shikuesit shqiptarë dhe aktualisht ndoshta më e preferuara. Bëhet fjalë për aktoren turke Nurgul Yesilçay e cila është bërë e famshme në shumë vende të botës, ashtu si në Shqipëri, me rolin e spikatur të Gylseren në “Fate të Kryqëzuara”. Së fundim në adresë të Telegrafit kanë ardhur disa fotografi teksa shihet ‘Gylseren’ përkrah një shqiptari. Madje, aktorja bën simbolin e shqiponjës me duar teksa shihet në krah të djaloshit nga Kumanova, Demirali Ibishit. Nuk dihet marrëdhënia e kumanovasit me aktoren e famshme turke, por duket se ajo po kënaqet në shoqëri të tij. Aktorja është duke punuar në projekte të reja filmike, të cilat shumë shpejt do të paraqiten në ekranet televizive.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *