Teuta Kurti në pritje të binjakëve

Këngëtarja Teuta Kurti do të bëhet së shpejti nënë për herë të dytë. Sipas burimeve të BORDO, artistja është shtatzënë 6 muajshe. Teuta është në pritje të dy binjakëve, një djalë dhe një vajzë. Ndoshta ky fakt e ka mbajtur pak larg skenës artisten nga Kosova, e cila këto kohë i është përkushtuar plotësisht familjes. Në rrjetet sociale të saj, Teuta poston vazhdimisht foto me vogëlushen dhe bashkëshortin, duke treguar edhe në këtë mënyrë përkushtimin e saj si nënë dhe bashkëshorte.
Tre vite më parë, ajo solli në jetë vajzën e saj, Aya, e cila ishte fëmija i parë i çiftit Teuta Kurti dhe Dardan Luta. Ata u martuan në vitin 2011, dhe dy vjet më pas u bënë prindër. Përsa i përket angazhimeve muzikore, në dhjetor Teuta Kurti mori pjesë në festivalin e 54-tërt të Këngës në RTSH me produksionin muzikor “Në sytë e mi”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *