KreuCelebrity

Ermal Mamaqi braktis “Digitalb”, ja televizioni ku do transferohet

Ermal Mamaqi nuk do të vazhdojë të transmetojë më emisionin e tij “6 ditë pa Ermalin” në platformën televizive Digitalb. Mësohet se humoristi i njohur do të kalojë te televizioni Klan. Ditën e sotme në fakt është mbajtur një takim mes tij dhe pronarit të Klan, Aleksandër Frangaj. Ata kanë arritur marrëveshjen për të transmetuar tashmë “6 ditë pa Ermalin” në Tv Klan. Por duket se do të ketë një problem pasi emisioni i Mamaqit transmetohet pikërisht ditën kur jepet edhe “Zonë e Lirë” e Arjan Çanit, ndërsa ditët e tjera janë zënë nga Blendi Fevziu. Duhet pritur të mësojmë se cilën ditë do të vendoset Ermali me shfaqjen e tij.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF