Evantra Millecavalli: Një veturë jashtë normave!

Me modelin e saj më të ri, Evantra Millecavalli, prodhuesi italian Mazzanti i specializuar në hypercar sapo prezantoi në sallonin e Torinos veturën për rrugë më të fuqishme të fabrikuar ndonjëherë në Itali me 1000 kuaj fuqi (sikurse thotë edhe vetë emri), dhe Italia është një vend që mbahet për makina të shpejta.

Pra është 250 kuaj më shumë se sa versioni i më parshëm Eventra i prezantuar katër vite më parë dhe mbi të gjitha 27 kuaj më shumë se sa “LaFerrari”, vetura për rrugë më e shpejtë e Ferrarit.

Shifrat flasin vetë, 402 kilometra në orë shpejtësi maksimale ose 250 milje në orë, dhe mbi të gjitha një start befasues ku kap 0-100 për 2,7 sekonda apo 0-300 në 7 sekonda. Këto rezultate janë më të larta se sa ato të një avioni linje që arrin shpejtësinë e 300 kilometrave në orë për 30 sekonda të gjata!

Sekreti i kësaj sportiveje jashtë normave qëndron në motorin e saj monstruoz model V8 bi-turbo prej 7,2 litra cilindratë dhe një peshë prej më pak se 1400 kg falë skeletit prej karboni dhe shasisë prej alumini.

Të gjitha këto pasqyrohen në çmimi, që fillon vetëm nga 700 000 euro dhe ka vetëm 25 ekzemplarë për të gjithë…

Për të pasur parasysh: butoni për të ndezur makinën ndodhet siper te xhami ashtu si tek avionët. Përgatituni për të fluturuar.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *