KreuStil Jetese

Tifozeria shqiptare dhuron spektakël në Lion

Qyteti i Lionit është mikpritësi i përballjes mes Rumanisë dhe Shqipërisë që zhvillohet sonte në mbrëmje. I gjithë qyteti tashmë është pushtuar nga shqiptarët. Gjatë gjithë natës së djeshme tifozët shqiptarët kanë kënduar këngë patriotike në përkrahje të kombëtares. Kjo festë ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme ku mijra tifozë shqiptarë po popullojnë rrugët e Lionit.

Qytetarët vendas francezë, e kanë vlerësuar lart kulturën e tifozëve shqiptarë. Po jo vetëm, tifozeria shqipëtare ka tërhequr edhe simpatinë e kundërshtarëve rumunë ku portalet kryesore sportive rumune i kanë dhënë jehonë tifozerisë shqiptare.

Mediat rumune shkruajnë se tifozët shqiptarë do të jenë më të shumtë në numër gjatë ndeshjes së sotme, Shqipëri-Rumani. Ato shkruajnë se që në orët e para të mëngjesit, qyteti është pushtuar nga ngjyrat kuqezi.

“Nëse ndaj Francës e Zvicrës fituam betejën e tifozëve, një gjë e tillë nuk do të ndodhë ndaj Shqipërisë”, shkruan “gsp.ro”, e cila ka përshkruar atmosferën në rrugët e Lionit dhe se si kudo dominojnë ngjyrat kuqezi duke theksuar se shqiptarët po dhurojnë spektakël në rrugët e Lionit.

Për këtë ndeshje thelbësore për të dyja skuadrat janë shitur të gjitha biletat e stadiumit “Parc Olympique Lyonnais” që ka një kapacitet prej 60 mijë tifozësh. Media rumune parashikon që në stadium të jenë vetëm 10 mijë tifozë rumunë ndërsa shumica e tifozëve do të jenë të veshur kuqezi.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF