KreuFashion

Eno Popi lë “Wake Up” për një emision fëmijësh?

Vala e ndryshimeve të programacioneve, autorëve dhe prezantuesve në Top-Channel, duket se do të prekë edhe moderatorin e njohur Eno Popi. Burimet thonë se Eno Popi do të drejtojë një emision fëmijësh, madje bëhet fjalë për emisionin për të cilin u tha se do ta drejtonte Marina Vjollca.
Nuk dihet ende nëse Eno Popi do të heq dorë nga emisioni i mëngjesit “Wake Up”, as nga “100 milionë” (i cili nuk është e sigurtë nëse do të jetë në këtë sezon të ri), për t’u angazhuar vetëm me emisionin e fëmijëve.
Eno Popi ka qenë një figurave kryesore ndër vite në Top-Media, por kohët e fundit mesa duket ka ndodhur një krisje e marrëdhënieve mes tij dhe pronarëve. Madje në fund të qershorit, në vend të Top-Awards, ai zgjodhi koncertin e Coldplay, duke munguar kështu në një vend të rëndësishëm për Top-Channel.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF