Bashkëpunim muzikor Ronaldinho ft David Guetta! 0 93

Fenomeni brazilian i futbollit, Ronaldinho dhe DJ i famshëm francez, David Guetta kanë një projekt bashkëpunimi muzikor, sipas deklaratave të brazilianit për “O Dia”, e përditshme popullore në Rio, duke garantuar se do të vazhdojë karrierën e tij si futbollist.

“Ekziston një projekt bashkëpunimi që dëshirojmë të realizojmë shumë shpejt”, deklaroi Ronaldinho, kampion i botës në vitin 2002.

“Për momentin ende nuk është e konfirmuar. Ne u takuam në Las Vegas dhe ishte shumë e këndëshme të takoje këtë fenomen të muzikës elektronike. Ne jemi njohur që në vitin 2002 në Paris”, vazhdon ylli i futbollit.

Ronaldinho, që ka kaluar ditët e tij më të mira tek PSG dhe FC Barcelona gjatë viteve 2000, sapo ka përfunduar së regjistruari një DVD me një këngëtar brazilian, Wesley Safadao.

Lojtari 36 vjeç, Top i Artë 2005, garantoi nga ana tjetër se “nuk ka dalë ende në pension. Futbolli mbetet e tashmja ime. Do të marr një vendim në ditët në vijim mbi klubin tim të radhës”.

Që prej eksperiencës së tij gjatë vitit 2015 tek Fluminense, Ronaldinho ka luajtur vetëm në ndeshje gala ose miqësore.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *